Shqipëria
Zjarr i madh në jug të Shqipërisë, evakuohen banorët, rrezikohet hidrocentrali i Bistricës
Në Shqipëri po vazhdojnë problemet e mëdha me zjarret në disa zona. Në zonën e Finiqit, gjatë natës, disa vatra zjarri të përhapura nga era e fortë kanë rrezikuar banorët.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë përballur me një situatë të rënduar në disa fshatra të jugut, transmeton albinfo.ch.
“Një natë tepër sfiduese në Finiq, ku ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga 5 zjarrfikëse dhe 70 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit, u përballën pa reshtur me vatrat”, ka shkruar ai.
Bëhet e ditur se zjarret kanë përfshirë zonat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj, ndërsa për shkak të rrezikut të menjëhershëm është bërë evakuimi i përkohshëm i banorëve në fshatrat Livinë dhe Ardhasovë.
Ministri Vengu shtoi se janë marrë masa për asistencë mjekësore, sidomos për personat e moshuar, ndërkohë që “forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar”.
Situata është bërë më kritike në orët e para të mëngjesit, kur flakët kanë rrezikuar hidrocentralin e Bistricës.
“U realizua një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri”, bëri të ditur ministri.
Për shkak të situatës, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë–Bistricë mbetet i kufizuar deri në përfundim të operacioneve.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












