Lajme
Zjarre edhe në Kosovë, një pjesë e maleve të Rugovës, në flakë
Zjarret kanë përfshirë edhe Kosovën. Thuhet se tashmë një pjesë e malit të Rugovës është përfshirë nga flakët që nga mbrëmja e së enjtes,
Këtë e ka konfirmuar për mediat e Kosovës inspektori i parandalimit, Nijazi Gashi.
Sipas tij, zjarri ka qenë i përhapur në shtatë vatra, por se tashmë thuajse është lokalizuar dhe s’ka rrezik.
“Po, zjarri ka përfshi një pjesë të Malit të Rugovës, saktësisht te fshati Shtupeq i Madh. Zjarri ka qenë i përhapur në shtatë vatra, por thuajse është lokalizuar tashmë. Zjarri ka filluar para dy ditësh, por falë intervenimit tashmë është larguar rreziku”, ka thënë Gashi.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Rajonit të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, i ka thënë Gazetës Express se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, FSK-ja, zjarrfikësit, si dhe KFOR-i.
“Gjatë gjithë ditës së djeshme në vendngjarje kanë qëndruar FSK-ja, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit. Policia hedhur topa uji për të shuar zjarrin, ndërsa edhe KFOR’i ka ardhur në ndihmë me helikopterë. Zjarri ende nuk është shuar tërësisht dhe njësitet relevante po merren me rastin. Rruga për në Shtupeq është e bllokuar për qytetarë dhe mund të kalojnë vetëm zyrtarët e institucioneve kompetente”, ka thënë Gashi.
Ai u ka bërë apel qytetarëve që dalin në bjeshktë e Pejës dhe Istogut që të kenë kujdes maksimal, meqenëse thotë se zjarret mund të ndizen shumë lehtë shkaku edhe i temperaturave të larta.
“Unë iu kisha bë apel qytetarëve që dalin në bjeshktë e Pejës dhe Istogut që të kenë kujdes maksimal, meqenëse edhe temperaturat janë të lartë dhe lehtë mund të ndizen zjarre”, ka thënë Gashi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












