Lajme
Zjarret kaplojnë Tenerifen në Spanjë, evakuohen banorët
Rrugët janë të bllokuara dhe disa fshatra janë evakuuar, pasi zjarret në Tenerife të Spanjës kanë dalë jashtë kontrollit.
Rreth 250 zjarrfikës në Ishujt Kanarie po punojnë për ta shuar zjarrin.
Zjarri që nisi brenda një parku kombëtar malor në ishullin spanjoll të Tenerife të mërkurën është zgjeruar me shpejtësi, thanë zyrtarët, shkruan DW.
Zjarri u u shtri një sipërfaqe prej 1,800 hektarësh brenda një harku prej 24 orësh dhe ka përfshirë 22 kilometra pyje të thata.
Fernando Clavijo, udhëheqësi rajonal, tha gjatë një konference shtypi në mbrëmje në kryeqytetin e ishullit, Santa Cruz, se zjarri po del “jashtë kontrollit” dhe situata është e rrezikshme.
“Qëllimi ynë është që ajo të mos fitojë terren. Unë jam i sigurt se më shumë se 200 forcat tokësore që do të jenë aktive sonte do të jenë në gjendje të përmbajnë dy frontet më shqetësuese,” tha ai në X, përcjell albinfo.ch.
14 avionë dhe 250 zjarrfikësve dhe personeli ushtarak janë në teren, ndërkohë që paraqitet rreziku prej erërave.
Pedro Martinez, shefi i shërbimeve të urgjencës së ishullit tha se nuk përjashtohet mundësia që zjarret të vazhdojnë edhe të enjten.
Canarias Radio raportoi se rreth 150 individë janë evakuuar deri më tani nga disa fshatra të vendosura në zonën verilindore të ishullit, i cili përbëhet kryesisht nga ferma dhe shtëpi pushimi, shkruan DW.
Dy aeroportet në Tenerife funksionojnë normalisht, sipas operatorit të aeroportit të Spanjës Aena, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












