Bota
Zjarret në Amazon: Brazilianët kanë një apel për presidentin
Kreu i shtetit e pat refuzuar fillimisht ofertën e G7-tës pas një përplasjeje me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Guvernatorët e nëntë rajoneve braziliane më të prekura nga zjarret rekord të një dekade, i kërkuan Presidentit Jair Bolsonaro të pranojë ndihmën e huaj në luftën kundër flakëve shkatërrimtare.
Kreu i shtetit e pat refuzuar fillimisht ofertën e G7-tës pas një përplasjeje me presidentin francez, Emmanuel Macron. Por pas takimit të tij me guvernatorët, qeveria braziliane ndryshoi kurs. Kushti që ajo vendos megjithatë është që 22 milionë dollarët e premtuar, ti kontrollojë vetë.
“Qeveria braziliane është e hapur për të marrë ndihmën mbështetëse financiare nga organizata të ndryshme dhe disa shtete, por është shumë e rëndësishme të theksohet se kjo mbështetje nuk do të cenojë sovranitetin e Brazilit dhe se menaxhimi I këtyre fondeve, do të jetë nën kontrollin tonë”, zëdhënës i Presidencës braziliane, Otavio Rego Barros.
Një numër i madh zjarresh po digjen në mbarë Brazilin, shumica në Amazonë dhe vëmendja e botës është kthyer aty. Por përse është kaq e rëndësishme të shpëtohet pylli më i madh tropikal i globit?
Amazona mbetet një grumbulluese jetike e karbonit, duke ngadalësuar në këtë mënyrë ritmin e ngrohjes globale dhe zjarret që po e gllabërojnë “mushkërinë e tokës”, rrezikojnë të kenë pasoja të pariparueshme.
Prokuroria po heton kundër fermerëve, një grup i të cilëve duket ka nisur në 10 gusht të vere masivisht zjarre për të krijuar tokë të punueshme.
Sipas një studimi të fundit, duhen të paktën 7 vite që pyjet e Amazonës të lëshojnë avuj në atmosferë dhe të thithin dioksidin e karbonit Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













