Kosova
Zjarret në Greqi, Meta e Thaçi, mesazhe ngushëllimi homologut grek
Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka thënë Meta
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos, pas zjarreve të rëna në Greqi, ku kanë humbur jetën të paktën 50 persona.
“Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës. Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka thënë Meta.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është prekur nga tragjedia në Athinë. Ai ka thënë se shteti i Kosovës solidarizohet me Greqinë dhe po ashtu është e gatshme të ndihmojë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve













