Uncategorized
Zogaj i thotë lamtumirë referimit në futsal
Referi i njohur shqiptar, Bekim Zogaj, do ta drejtoj të shtunën për herë të fundit në Bernë finalen e futbollit të vogël zviceran në përballjen mes ekipit FC Silva dhe Minerva.
Tani që është në kulmin e suksesit si asistent i ndeshjeve të mëdha të superligës zvicerane dhe në futbollin ndërkombëtar, Bekim Zogaj, i thotë lamtumirë ndarjes së drejtësisë në futbollin e vogël të njohur si futsal.
„Njeriu duhet të shkoj atëherë kur është më së miri“, ka shkruar në profilin e tij, referi shqiptar i superligës zvicerane, Bekim Zogaj.
Ai ka thënë për albinfo.ch se ka vendosur ta lë referimin në futsall dhe të përqendrohet vetëm si asistent i futbollit në superligën zvicerane dhe në ndeshjet ndërkombëtare.
Nesër ai do të ketë paraqitjen e tij të fundit në futsal si arbitër në finalen që do të luhet në Bernë në ora 18.30 mes FC Silva dhe Minerva.
„Të nderuar miqë, unë kam vendosur që ta përfundoj karrierën time si arbitër i futsallit. Të shtunën do ta gjykoj ndeshjen time të fundit si arbitër i futsallit. Do të jetë kjo finalja për kampion të Zvicrës në ora 18.30 në Bern“, përcjell ai njoftimin përmes portalit albinfo.ch.
Zogaj falënderon Federatën e Futbollit Zviceran për mundësinë që i ka dhënë të jetë arbitri i parë ndërkombëtar që ka përfaqësuar Zvicrën në futsal.
Ai thotë se do jetë i koncentruar vetëm si asistent në futbollin e madh, kurse në futboll të vogë do të vazhdojë të angazhohet si instruktor për shkollimin e gjyqtarëve të rinj të futsallit dhe si kontrollues që vlerëson referimin e gjyqtarëve.
„Po koncentrohem si asistent në futbollin e madh se aty e shoh vetën më shumë, kurse në futboll të vogël do të jem instruktor dhe do t’i shkolloj arbitrat e ri të futsallit“, tha ai për albinfo.ch
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriBekim Zogaj
- Prejardhja:Prejlep, Kosovë
- Vendi ku vepron:Winterthur, Zvicër
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut











