Shqipëria
Zona bregdetare në Shqipëri me rrjet të ri elektrik
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ishte në Bashkinë e Himarës ku inspektuar punimet e fundit nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik
Rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike në zonën e bregdetit në Shqipëri do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të plotë, me qëllim përmirësimin e shërbimit. Por të gjithë pushuesit edhe këtë vit mund të kenë problem me energjinë e dobët elektrike në disa zona pasi investimi do të nisë në shtator, për të mos ndikuar në sezonin e verës.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ishte në Bashkinë e Himarës ku inspektuar punimet e fundit nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik.
“Ndryshimi këtu është thelbësor, pasi mjafton që qytetarët të kujtojnë disa vite para, furnizimi me energji në këtë zonë ka qenë problematik. Këto probleme nuk ekzistojnë më por ne po i paraprijmë zhvillimeve të pritshme turistike për gjithë zonën e bregut”, ka thënë ai.
Administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci tha se investimi është pjesë e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman, falë mbështetjes me kredi të butë.
Administratori i OSHEE-së Adrian Çela njoftoi se ky është viti i tretë që do të aplikohen njësitë e gatishmërisë, ku ka ekipe speciale nga qytete të tjera të Shqipërisë të cilat vendosen gjatë 3 muajve të sezonit nga Velipoja, përgjatë gjithë vijës bregdetare, Durrës, Shëngjin, Golem, Vlorë deri në Sarandë për të intervenuar në rast nevoje.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











