Lajme
Zonat ushtarake shndërrohen në qendra turistike
Në periferitë veriore të qytetit të Durrësit disa zona ushtarake po kthehen me shpejtësi në zona turistike
Vetëm 3 kilometra nga qendra e Durrësit plazhet e Kallmit po zbulohen nga përherë e më shumë turistë, tani që është hequr statusi i tyre si zona të izoluara ushtarake. Janë shumica të rinj ata që i drejtohen Kallmit për pushim ditor, ku pas një rruge të keqe, gjejnë mjedise dhe lokale tërheqëse.
Plazhet e Kallmit nuk njihen mirë as nga vetë banorët e Durrësit, ngaqë ka qenë zonë e ndaluar, por kjo ka bërë të ruhet aty uji i pastër, qetësia, plazhe të vogla me gurë dhe pa ndërtime të rrëmujshme.
Siç raporton Zëri i Amerikës, kjo po ndodh për shkak të mbipopullimit të plazhit jugor, ndotjes së lartë dhe numrit të madh të ndërtimeve.
Kallmi po rizbulohet pasi ushtria zbrazi e largoi prej andej depo e tunele të panumërt me armë dhe lëndë shpërthyese.
Pasi materialet ushtarake u dërguan në vende të sigurta, kodrat u pastruan nga bunkerët e shumtë të diktaturës, ndërsa pronarët e vjetër po mbjellin përsëri ullinj aty dhe po kujdesen për plazhet private.
Plazhet e pastra janë fare pranë qytetit dhe mbyllen larg me Kepin e Palit, por rruga është e pashtruar, mungon informacioni dhe nuk ka ndonjë plan rregullues për këtë zonë turistike bregdetare, ndërsa zjarret zhveshin faqen e kodrës në verë dhe shiu në dimër gërryen dheun drejt bregdetit.
Durrësi ka 62 km vijë bregdetare dhe një mori plazhesh të reja. Ishmi, Lalsi, Manza dhe Katundi i Ri po lidhen me superstradën Tiranë – Durrës me rrugë të reja, për të zhvilluar turizmin në këto komuna dikur plot bunkerë e të izoluara si reparte artilerie bregdetare apo kundërajrore kundër armikut të imagjinuar nga Perëndimi.
Shndërrimi i këtyre zonave ushtarake në zona turistike po bëhet me shpejtësi nga Hamallaj, Rrushkulli dhe Shën Pjetri deri në Kepin e Rodonit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









