Lajme

Zug do të mbulojë një pjesë të kostove të kujdesit për fëmijët e banorëve

Me fillimin e vitit të ri shkollor në gusht, familjet e Zug do të marrin ndihmë financiare, me kantonin që paguan një të tretën e kostove të kujdesit për fëmijët, transmeton albinfo.ch.

Shuma e plotë nuk do të bazohet në të ardhurat familjare dhe do të paguhet përveç ndihmës financiare ekzistuese të ofruar nga komunat.

Ky subvencion kantonal synon, ndër të tjera, të përmirësojë ekuilibrin midis punës dhe jetës personale për familjet.

Një parakusht është që prindërit të jenë të punësuar ose të ndjekin arsimin.