Lajme
Zürich Shqip Up Comedy Festival
Edicioni i parë i Festivalit pritet të jetë një ngjarje e madhe kulturore, ku priten të qeshura ta pafund që do të nxiten nga aktorët shqiptarë më në zë të humorit
I planifikuar për fillim në vitin 2020, por që për shkak të gjendjes pandemike të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive ishin anuluar, Zürich Shqip Up Comedy Festival do të shohë dritën në nëntor të këtij viti.
Edicioni i parë i Festivalit të Stand Up Komedisë pritet të jetë një ngjarje e madhe kulturore, ku priten të qeshura ta pafund që do të nxiten nga aktorët më në zë të këtij zhanri në trojet shqiptare.
Edhe pse tashmë dihen emrat e performuesve nga organizatorët, ata duke mos dashur ende t’i bëjnë të ditur, duan që ta befasojnë publikun.
Ndërsa, për relaksin pas të qeshurave, mbrëmja më pas do të përcillet edhe me muzikë cilësore nga trioja e famshme nga Kosova ‘ Dont listen to your Neighbours»
«Një zviceran i moshuar kishte thënë njëherë se e qeshura është shëndet. Ne kemi tashmë mbi dy vjet që jemi duke punuar në këtë projekt, por nëse arrijmë që përmes të qeshurave të ndikojmë në të mirë të shëndetit të publikut, atëherë ia ka vlejtur i tërë mundi», shprehen me humor për Albinfo.ch organizatorët, aktori dhe producenti Ridvan Murati si dhe Alban Hamza.
Projekti i Zürich Shqip Up Comedy Festival organizohet nga Organizata Kulturore PLAN K në bashkëpunim me PLAN B dhe si i tillë është përkrahur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë e Republikës së Kosovës, si dhe nga biznese të komunitetit shqiptar në Zvicër.
Përderisa, dritarja më e madhe dhe më serioze e informimit të shqiptarëve në diasporë, Albinfo.ch, do të jetë Sponzor medial i kësaj ngjarjeje kulturore.
«Zürich Shqip Up Comedy Festival» do të mbahet më 19.11.2022 në Shed15 events&more në adresën Zürichstrasse 15-17, 8607 Seegräben.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Tetor 2022
- Ora15:00
- Data e përfundimit24 Tetor 2022 - 15:00
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










