Kosova
Zv.ministrja serbe zbulon “qëllimin e vërtetë të shkarkimit” nga Haradinaj
Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë, Vesna Mikiq, siç njoftojnë sot medie serbe, ka treguar “arsyet” pse kryeministri Ramush Haradinaj e ka liruar atë nga posti, transmeton Koha.net
Versionin e vet të shkarkimit nga detyra ajo e ka treguar përmes një letre që e kanë publikuar mediet e Beogradit.
Ajo ka thënë se nuk është shkarkuar për shkak se ndërhyrjen e NATO-s kundër Serbisë e kishte quajtur “agresion”.
Ka shtuar se arsye e shkarkimit është qëllimi i Haradinajt që t’i largojë nga institucionet përfaqësuesit legalë të serbëve që mendojnë me kokë të vet, shkruan Koha.net, përcjell albinfo.ch.
“Ky veprim tregon tendencën tuaj të hapët që të jeni të rrethuar nga serbë që për shkaqe personale do të ndiejnë çdo ditë fyerjet dhe gënjeshtrat tuaja kundër njerëzve të mi, që do të flasin vetëm atë që ju lejoni. Prandaj, e vërteta është vetëm ajo që u pëlqen dhe ajo që dëshironin ta dëgjoni“, ka shkruar Mikiq në letër, në të cilën i është drejtuar edhe bashkësisë ndërkombëtar në Kosovë:
“Është koha e fundit që seriozisht të pyeteni nëse mbyllja juaj e syve ndaj padrejtësisë që populli im e vuan tash e 20 vjet ka qëllimin që në shekullin 21, në zemër të Evropës moderne, të krijohet shtet një komb me tendenca që aspiratat e veta t’i zgjerojë edhe në shtete fqinje dhe që përkrahja e vendimeve të ngjashme johumane, jocivilizuese e jodemokratike është qëllimi i pranisë suaj në këtë territor”, ka shkruar ajo.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










