Lajme
Zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris, falënderon Kosovën për pranimin e afganëve
Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka thënë se ishte kënaqësi të bisedonte me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për të falënderuar shtetin e Kosovës për mikpritjen e afganëve në kampin Bondsteel.
Harris në një postim në Twitter shkruan se me presidenten Osmani u pajtuan që të vazhdojnë forcimin e marrëdhënieve të rëndësishme SHBA-Kosovë.
“Ishte kënaqësi të flisja me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të shprehur falënderimin e shtetit tonë për Kosovën për mikpritjen e afganëve në Kampin Bondsteel. Ne u pajtuam të vazhdojmë e të forcojmë marrëdhëniet e rëndësishme SHBA-Kosovë”, shkruan Harris.
Ndryshe, mbrëmë edhe Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.
Partneriteti i shkëlqyeshëm mes dy vendeve tona dhe raportet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së ishin në qendër të kësaj bisede.
Me këtë rast, Osmani i ka shprehur zv.presidentes Harris mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-tja dhe ka ritheksuar se SHBA-tja mbetet partneri kryesor strategjik i vendit tonë në procesin e konsolidimit të shtetësisë.
Palët u tha se kanë diskutuar dhe për situatën me pandeminë, me ç’rast Presidentja Osmani i falënderoi dhe njëherë SHBA-në dhe presidentin Biden për donacionin prej mbi 500.000 vaksinash.
Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, zv.presidentja Harris shprehu po ashtu mirënjohjen e administratës Biden për mbështetjen e Kosovës në këtë mision dhe ritheksoi lidhjen personale dhe të thellë midis Administratës Biden dhe popullit të Kosovës.
Presidentja Osmani e ka ftuar zv.presidenten Harris ta vizitojë Republikën e Kosovës, për t’i parë për nga afër sukseset tona të përbashkëta. Të dy lideret u pajtuan që të takohen personalisht së shpejti.
https://mobile.twitter.com/VP?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1434124090818842629%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzevendespresidentja-e-shba-se-kamala-harris-falenderon-kosoven-per-pranimin-e-afganeve-te-forcojme-marredheniet-kosove-shba%2F
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena













