Lajme
Zvicër: 2241 raste të reja dhe 10 vdekje në 24 orët e fundit
Mesatarja e 7 ditëve tani është 2017 raste në ditë, që është 15 për qind më shumë se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 2,241 raste të reja këtë pasdite që kishin rezultuar pozitive për virusin corona në 24 orët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve tani është 2017 raste në ditë, që është 15 për qind më shumë se në javën e kaluar. Trendi aktualisht po shënon një rritje të lehtë, shkruan srf.ch.
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 35 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 296.98.
Shkalla mesatare e rasteve pozitive në 7 ditët e fundit është 8.0 përqind, trasmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është rritur mpër 3 pikë përqindje.
Numri mesatar i testeve të kryera gjatë 7 ditëve të kaluara është 29,677 teste në ditë, që është 24 për qind më pak se javën e kaluar.
Për shkak të strategjisë së zgjeruar të testimeve, po testohen gjithnjë e më shumë njerëz pa simptoma (si pjesë e testeve masive). Kjo zgjedhje paraprake mund të rezultojë në një përqindje më të lartë të rezultateve pozitive të testeve.
BAG raporton 10 raste të reja të vdekjeve. Mesatarja 7 ditore është 7 vdekje në ditë ose 28 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 1,087 persona të cilët janë duke u trajtuar në spital për Covid-19. Kjo është 5 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane aktualisht janë të shfrytëzuar 77.0 për qind, përcjell albinfo.ch. Ndërsa, përfshirë shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 71.0 për qind.
Nga këta, 22 përqind janë të zënë nga të sëmurët nga Covid 19.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare Perspektiva për tregun zviceran të punës po përmirësohet, sipas treguesit të punësimit nga Instituti Ekonomik Zviceran... -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike












