Lajme
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve
Mungesa e pilotëve godet fluturimet verore
Kompania ajrore zvicerane SWISS International Air Lines ka njoftuar anulimin dhe reduktimin e një numri të konsiderueshëm fluturimesh gjatë sezonit veror, pikërisht në periudhën me fluksin më të madh të udhëtimeve, përcjell albinfo.ch.
Në total, rreth 326 fluturime do të preken nga ky vendim. Më së shumti do të ndikohen linjat nga Zurich drejt Chicago dhe Shanghai, ku frekuenca e fluturimeve do të reduktohet.
Arsyeja kryesore e këtyre shkurtimeve lidhet me mungesën e pilotëve dhe të avionëve në dispozicion. Konkretisht, kompania përballet me mungesë kapitenësh dhe bashkëpilotësh për flotën e avionëve Airbus A320 dhe Airbus A321, si dhe për avionët Airbus A330 dhe Airbus A340. Kjo situatë ka ardhur pasi shumë pilotë janë duke u ritrajnuar për të operuar avionin e ri Airbus A350.
Përveç kësaj, edhe problemet teknike kanë ndikuar në operim, pasi aktualisht 11 avionë janë jashtë funksionit për shkak të defekteve në motorë, duke e vështirësuar më tej planifikimin e fluturimeve gjatë kësaj vere. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër Një gjykatë tani ka urdhëruar që sipërmarrësja të mbahet në paraburgim, e dyshuar për delikte financiare... -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta












