Lajme
Zvicër: 86.3 miliardë franga ishin shpenzimet shëndetësore gjatë 2021
Zyra Federale e Statistikave ka nxjerrë të dhëna se zviceranët shpenzuan në shërbime shëndetësore gjatë 2021 më shumë se vitet paraprake, përcjellë albinfo.ch.
Në vitin 2021, çdo zviceran shpenzoi mesatarisht 827 franga në muaj për shëndetin e tyre. Në total në vitin 2021, shpenzimet shëndetësore arritën në 86.3 miliardë franga, 5.9% më shumë krahasuar me vitin 2020. Rritja mesatare gjatë pesë viteve të mëparshme ishte 3%, shkruan RTS.
Nga 827 franga të shpenzimeve mesatare mujore për banor, ky i fundit në fakt paguan 184 në formën e pjesëmarrjes në kostot e sigurimit dhe pagesat direkte. Këto janë kryesisht kosto për institucionet mjekësore-sociale, kujdesin dentar, si dhe zbritjet dhe kontributet në kostot e trajtimit. Kjo shumë nuk përfshin primet e sigurimit apo taksat, përcjellë albinfo.ch.
Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor është 296 franga, shteti 190 franga, sigurimet shoqërore (AVS, AI, aksidente) 74 franga dhe sigurimi privat 54 franga, ka llogaritur Zyra e Statistikave. Gjendja prej 29 frangash paguhet nga burime të ndryshme financimi, për shembull donacione.
Ndërkohë që janë shërbimet shëndetësore shtetërore ato që kanë përjetuar rritjen më të fortë midis 2020 dhe 2021, me 74.6% ose 1.8 miliardë franga. Kjo për shkak të shpenzimeve të larta që lidhen me pandeminë, përcjellë albinfo.ch.
Shpenzimet spitalore u rritën me 4.4%, ato të praktikave mjekësore me 2.6%. Rritje janë shënuar edhe për kujdesin dentar dhe shërbimet e tjera ambulatore. Kostot e institucioneve mediko-sociale ranë me 1.1%, shkruan RTS.
Me këtë rritje prej 4.8 miliardë frangash gjatë një viti, shpenzimet shëndetësore përfaqësonin 11.8% të produktit të brendshëm bruto të Zvicrës në vitin 2021, krahasuar me 11.7% të një viti më parë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud










