Lajme
Zvicër: 98 raste të reja, dyfish më shumë të infektuar se një ditë më parë
Siç bën të ditur BAG, gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë regjistruar 98 raste të reja pozitive me koronaviru
Pas një periudhe prej disa javësh të rënies së madhe të numrit të infeksioneve të reja në Zvicër, rezultatet e laboratorëve që janë publikuar sot japin shkak për shqetësim, shkruan albinfo.ch.
Siç bën të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë regjistruar 98 raste të reja pozitive me koronavirus. Dhe kjo shifër është pothuajse dyfish më e madhe se ajo e regjistruar të premten (51), shkruan sda.
Po ashtu edhe shifrat e të premtes dhe të enjtes ishin pak më të larta se ato të regjistruara në ditët pararendëse, kur ato silleshin në mes 28 dhe 36.
Marrë në përgjithësi deri më tani nga Covid-19 janë infektuar 30.612 banorë rë Zvicrës.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













