Lajme
Zvicër: Anketa tregon mbështetje të fortë për ligjet për klimën, taksat dhe Covid
Një sondazh përpara votave kombëtare zvicerane më 18 qershor tregon se qytetarët – tani për tani – mbështesin në masë të madhe tri çështjet në fletët e votimit: një ligj i ri për klimën, një rishikim i rregullave tatimore shumëkombëshe dhe një rishikim i legjislacionit Covid-19.
Sondazhi i parë i madh përpara votimit të organizuar nga Korporata Zvicerane e Transmetimeve (SBC), i kryer nga instituti i sondazheve gfs.bern në prill-maj, tregon veçanërisht se 72% e qytetarëve mbështesin ligjin e ri të klimës, me 25% kundër dhe 3 % e pavendosur.
Në mesin e shtetasve zviceranë që jetojnë jashtë, mbështetja është më pak e theksuar me 66%.
Ligji do të çimentonte objektivin për arritjen e emetimeve të karbonit “zero neto” deri në vitin 2050. Ai synon të përshpejtojë kalimin drejt energjive të rinovueshme, duke rritur mbështetjen financiare për zëvendësimin e sistemeve të vjetra të ngrohjes dhe duke mbështetur më shumë inovacione teknologjike në biznese, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud








