Kosova

Zvicër: Çmimet e shtëpive për një familje në rajone të caktuara po rriten më tej

Blerja e këtij lloji të pronës tani kushton gati 4 për qind më shumë sesa në tremujorin e parë të 2023, sipas barometrit të pasurive të paluajtshme të bankës Raiffeisen të publikuar të hënën, përcjell albinfo.ch

Rajonalisht, zona e Liqenit të Gjenevës – tradicionalisht një treg me çmime të larta – përjetoi rritjen më të madhe të çmimeve (7 përqind), e ndjekur nga pjesa tjetër e Zvicrës perëndimore (5.9 përqind).

Nga ana tjetër, çmimet në pjesën lindore të vendit kanë mbetur të qëndrueshme.