Lajme
Dhjetëra zviceranë aplikojnë për ndryshim gjinor, pas lehtësimit të ligjit
Dhjetëra persona kanë aplikuar për ndryshim gjinie në Regjistrin civil zviceran, pasi ligji u lehtësua më 1 janar të këtij viti.
Shumica e aplikimeve ishin nga persona nën moshën 30 vjeç, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Një person nën 16 vjeç aplikoi i shoqëruar nga prindërit. Aty thuhet se që nga fillimi i vitit janë paraqitur 20 aplikime në Cyrih, 8 në Bazel, 14 në Gjenevë, 4 në Lucern, 5 në Winterthur dhe 23 në kantonin e Bernës.
Pas një ndryshimi në ligjin zviceran, personat transgjinorë dhe interseks janë tani në gjendje të ndryshojnë emrin dhe seksin e tyre në Regjistrin civil, pa komplikime burokratike.
Që nga viti 2022 nuk ka më asnjë ekzaminim mjekësor apo parakushte të tjera. Çdo vit, rreth 40 fëmijë lindin me seks të papërcaktuar në lindje. Megjithatë, ligji më parë kërkonte që ata të regjistroheshin brenda tre ditëve me gjininë dhe emrin e tyre, të cilat mund të ndryshoheshin vetëm më vonë përmes një procedure të gjatë administrative ose gjyqësore. Hapi i tretë do të jetë futja e një “seksi të tretë”, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













