Albinfo plus
Zvicër: Flasin mjekët e bashkuar shqiptarë
Albinfo TV sjell intervistat e para me mjekët e kryesisë së Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër. Në intervistë flasin nënkryetari, PD DR. Florim Cuculi, sekretarja Dr. Emine Gashaj dhe Arkatari, Dr. Gazmen Haliti
Nënkryetari i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, kardiologu Florim Cuculi, ka marrë poaqë vota në kuvendin e parë zgjedhor të LMSHZ-së, sa kardiokirurgu, Omer Xhemajli, i cili është zgjedhur kryetar i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër.
Menjëherë pas mbajtjes së Kuvendit të parë të LMSHZ-së, Albinfo.ch ka intervistuar të Dr. Florim Cuculin, i cili ka kërkuar të jemi modest me pritjet, mos të kemi qëllime të mëdha. Ai ka folur për tri detyrat e para që Lidhja duhet të fokusohet për të pasur sukses. Për më tepër ndjekni intervistën me kardiologun shqiptar në spitalin e Lucernit, Florim Cuculi.
Mjekja pediatër në spitalin e fëmijëve në St. Gallen, Dr. Emine Gashaj, ka merita të mëdha në organizimin e mbajtjes së Kuvendit të parë zgjedhor të Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër. Ajo ka dalë nga Kuvendi më e votuara nga mjekët. Në kryesinë e parë të LSHMZ-së Emine Gashaj ka detyrën e sekretarës.
Emine Gashaj: Ky është hapi i parë dhe na pret ende shumë punë. Pres sa më shumë femra të inkuadrohen në Lëvizje të këtilla
Dr. Gazmen Haliti ka detyrën e arkatarit në kryesinë e LMSHZ-së. Ai drejton ordinancën e tij stomatologjike në St. Gallen dhe në kryesinë e LMSHZ-së është zgjedhur si përfaqësuses i stomatologëve të Zvicrës.
Stomatologu Gazmen Haliti:Ka ardhur koha që gjithë këta mjekë më përgatitje akademike ti bashkojnë forcat në të mirë të imazhit të shqiptarëve.
Të tjera nga Albinfo plus

Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë
- “Gratë dhe dhuna në familje e shoqëri” në fokus të tryezës diskutimi në Cyrih me rastin e 8 Marsit
- Video: Koncert madhështor i pavarësisë i organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
- Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg Gruaja 61-vjeçare humbi jetën pasi kabina e teleferikut u rrëzua; autoritetet hetojnë shkaqet e aksidentit... -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi











