Lajme
Zvicër: Hetimi zbulon etiketa mashtruese në lëngjet e frutave të Migros dhe Coop
Një hetim i realizuar nga emisioni radiofonik zviceran “On en parle” ka zbuluar parregullsi serioze në etiketimin e disa produkteve të shitura nga zinxhirët e mëdhenj të supermarketit Migros dhe Coop. Sipas ligjit zviceran, një produkt mund të quhet “lëng frutash” vetëm nëse përmban 100% frut, pa asnjë shtesë sheqeri apo përbërës të tjerë. Megjithatë, disa produkte të shfaqura në faqet zyrtare të këtyre dy kompanive nuk i përmbushnin këto kritere.
Lëng frutash me sheqer të shtuar — i ndaluar me ligj
Emisioni zbuloi se në faqen e Migros, produkti M-Classic Breakfast ishte etiketuara si lëng frutash, ndonëse përmbante sheqer të shtuar. E njëjta situatë u konstatua te Coop, ku produkti Capri-Sun Multivitamin vazhdonte të paraqitej si lëng frutash, pavarësisht përbërjes së tij.
Reagimi i supermarketeve
Pas publikimit të gjetjeve:
Migros pranoi gabimin dhe e ndryshoi menjëherë etiketimin, duke e klasifikuar produktin si “pije e ëmbëlsuar”.
Coop, megjithëse u informua për shkeljen, nuk e ndryshoi kategorizimin, duke deklaruar se emërtimi aktual është “më i kuptueshëm për konsumatorët”, edhe pse kjo bie ndesh me rregullat ligjore, transmeton albinfo.ch.
Disa lëngje frutash më të ëmbla se pijet e sheqerosura
Hetimi zbuloi gjithashtu një tjetër fakt befasues: disa lëngje të cilat etiketohen si 100% natyrale përmbajnë më shumë sheqer sesa pijet e zakonshme me sheqer të shtuar.
Për shembull:
Një lëng bio nga Migros përmban 14 gramë sheqer për decilitër, vetëm nga frutat.
Ndërkohë, pija M-Classic Breakfast ka 9.5 gramë sheqer të shtuar për decilitër — pra më pak se lëngu bio.
Sipas dietologes Angéline Chatelan, disa fruta si rrushi dhe mango kanë natyralisht nivel të lartë sheqeri, gjë që e rrit sasinë totale në lëngje. Ajo shpjegon gjithashtu se trupi nuk e dallon sheqerin natyral nga ai i shtuar.
Rekomandimi i ekspertëve
Ekspertët theksojnë se, megjithëse lëngjet janë të pasura me vitamina, ato përmbajnë pak fibra dhe nuk ngopin njësoj si frutat e freskëta. Konsumi i tepërt i tyre mund të kontribuojë në shtim peshe dhe probleme metabolike. Për këtë arsye, rekomandohet jo më shumë se 2–3 gota të vogla në javë.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori Gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé zbuloi për herë të parë toksinën cereulidë në formulën e foshnjave... -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana













