Lajme
Zvicër: Hyn në fuqi vendimi: 1 cigare, 1 orë punë më shumë
Nga 1 shkurti, punonjësit e kantonit Ticino që lënë ndërtesat e tyre për një pushim cigaresh shtesë, do të duhet të zgjasin kohën e punës
Tani për tani, rregullorja prek ata që punojnë në ndërtesat e Parlamentit dhe qeverisë kantonale.
Masa pason një ndërhyrje vitin e kaluar nga një parlamentar që donte të dinte se si të rregullonte trajtimin e pabarabartë të duhanpirësve, të cilët më shpesh mungojnë nga tavolinat e tyre, dhe jo duhanpirësit në vendin e punës, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë, qeveria e kantonit jugor që flet italisht, vendosi të hartojë rregulloren e re.
Rregulli vlen për të gjitha pushimet shtesë përtej atyre të lejuara (dy pushime prej 15 minutash në ditë pune, për të gjithë punonjësit), përcjell tutje albinfo.ch.
Ende nuk është vendosur nëse do të zgjerohen rregullat e reja në ndërtesat e tjera administrative.
Kantoni Ticino ndaloi pirjen e duhanit në vende publike në vitin 2007 – kantoni i parë zviceran që e bëri këtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih












