Lajme
Zvicër: Kërkohet që maceve t’u vendoset zile dhe jakë qesharake
Nuk është shaka
Disa studiues zviceranë sapo kanë përfunduar një studim shumë serioz, i cili pajisi 31 mace me zile të vogla dhe jakë shumëngjyrëshe të veshura rreth qafës së tyre, për të parë nëse këto pajisje e bëjnë popullatën e shpendëve dhe brejtësve më të sigurt nga sulmet e maces, njofton albinfo.ch.
Komuniteti kërkimor dhe këshillues SWILD, i cili kreu studimin në bashkëpunim me Institutin Ornitologjik Zviceran, zbuloi se macet që mbanin një zile në jakën e tyre kapnin dukshëm më pak zogj dhe gjitarë të vegjël. Me një jakë, macet sulmuan 37-60 për qind më pak zogj sesa pa jakë.
Të dy organizatat janë të kënaqura me rezultatet, megjithëse askush nuk e di se si u ndjenë macet për eksperimentin. Gjithçka që dimë është se një mace në jakë nuk kap minj. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












