Lajme
Zvicër: Konsumi i verës në rënie, parlamenti i ndarë mbi subvencionet
Konsumi i verës në Zvicër ka rënë ndjeshëm: në vitin 2024 janë shitur 77 milionë litra verë zvicerane, krahasuar me 92 milionë litra një vit më parë. Kjo ka ulur të ardhurat për prodhuesit e verës dhe ka shtyrë industrinë të kërkojë miliona franga ndihmë, transmeton albinfo.ch.
Parlamenti zviceran është i ndarë mbi këtë çështje. Këshilli i Shteteve ka vendosur që qeveria federale të akordojë menjëherë 10 milionë franga shtesë për promovimin e verës, përfshirë reklamimin e saj. Por nga ana tjetër, ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se subvencionet mund të krijojnë nxitje të gabuar, pasi ulja e konsumit të alkoolit shihet si një zhvillim pozitiv për parandalimin e varësisë.
Brenda partive politike, pozicionet janë të kundërta: disa politikanë duan të mbështesin prodhuesit e verës dhe industrinë e restoranteve, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se nuk mund të promovosh paralelisht më shumë dhe më pak konsum. Për shembull, rekomandimet e shëndetit publik sugjerojnë një gotë verë për gratë dhe dy për burrat si të pranueshme, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon shmangien e alkoolit.
Vendimi përfundimtar pritet të merret pas shqyrtimit të plotë në Dhomën e Popullit, ndërsa debati mbi subvencionet dhe konsumin e alkoolit reflekton tensionet midis mbështetjes së ekonomisë dhe promovimit të shëndetit publik.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë












