Lajme

Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme

Një anketë e kryer nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) e realizur për vitin 2023/2024 zbulon pabarazi të konsiderueshme brenda këtij grupi

55.2 për qind e qytetarëve zviceranë i përkasin grupit me të ardhura të mesme, një shifër që ka mbetur e qëndrueshme për 25 vjet. Megjithatë, një anketë e kryer nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) e realizur për vitin 2023/2024 zbulon pabarazi të konsiderueshme brenda këtij grupi, transmeton albinfo.ch.

10.5 për qind e klasës së mesme të ulët kanë kosto strehimi që tejkalojnë 40 përqind të të ardhurave të tyre, krahasuar me 3.5 përqind në klasën e mesme të lartë, shkruan srf.ch. 25 për qind e klasës së mesme të ulët nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 2,500 frangash zvicerane, krahasuar me 10.9 për qind në klasën e mesme të lartë.

11.1 përqind e klasës së mesme të ulët dhe 3.1 përqind e klasës së mesme të lartë heqin dorë nga pushimet për shkak të kufizimeve financiare.