Lajme
Zvicër: Kufizimet drastike të lirive individuale dhe ekonomike po afrohen
Tendenca e infeksioneve të reja, në rritje në Zvicër
Zvicra në ditët e fundit ka një tendencë të rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus. Statistikat tregojnë se ky shtet pritet të ketë tendenca të infeksioneve të reja në rritje, transmeton albinfo.ch.
Sipas një prononcimi të fundit për mediat zvicerane, kreu i ri i grupit të punës Covid-19 të Konfederatës, Martin Ackermann, i cili në një intervistë për në SonntagsZeitung shprehet se numri i pjesëmarrësve në ngjarje publike duhet të jetë i kufizuar, në Zvicër, në maksimum 100 persona dhe se infeksionet e reja të konfirmuara SARS-CoV-2 ndjekin një kurbë që i afrohet rritjes eksponenciale. Dje (e shtunë) ishin 180, pas dy ditësh rresht në të cilin 200 ishin tejkaluar, transmeton tutje albinfo.ch.
Ai në intervistën e dhënë tregon se rritja e rasteve duhet të shmanget absolutisht, përndryshe kufizimet drastike dhe të shtrenjta mbi liritë individuale dhe ekonomike po afrohen. Një zbutje e mëtejshme, siç është ecja përpara për ngjarje madhore, janë të paimagjinueshme për Ackermann.
Duhet theksuar se në shtatë ditët deri më 31 korrik 2020 numri i raportuar i infeksioneve të reja SARS-CoV-2 të regjistruara në Zvicër ishte 1,078, 40% më shumë se 772 raste të regjistruara një javë më parë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Doganat gjermane e bëjnë blerjen më të lehtë për zviceranët Gjermania po lançon një aplikacion që digjitalizon procesin e rimbursimit të TVSH-së. Tregtia me pakicë zvicerane... -
Kursimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të financuar daljen në pension përtej jetëgjatësisë -
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit










