Lajme
Zvicër: Letra e hapur e një të riu shqiptar për shfrytëzimin e të rinjve në punë
Punë dhe padrejtësi: Apeli i një të riu në Winterthur
Një punëtor i ri shqiptar në Zvicër ndan përvojën e tij të vështirë si viktimë e padrejtësive në punë, duke denoncuar mungesën e mbrojtjes ligjore ndaj punonjësve të rinj dhe emigrantëve, transmeton albinfo.ch.
Ai apelon për drejtësi dhe ndryshime në sistem që të parandalojnë shfrytëzimin dhe të sigurojnë respektin dhe mbështetjen që meritojnë punëtorët.
Letër e hapur:
“Unë jam i ri në Zvicër. S’e di mirë gjuhën, s’i njoh ligjet. Por kam ardhur këtu me shpresë, për të punuar ndershëm dhe për të mbajtur familjen. E gjitha ka rezultuar e kotë.
Kam punuar për një firmë të vogël në Winterthur, një einzelfirma në emër të një bashkatdhetareje. Kisha kontratë, kam punuar me orar të gjatë dhe shumë seriozisht. Besoja se do të më paguanin. Por pas 3 muajsh, nuk mora asgjë. Asnjë rrogë. Asnjë shpjegim.
Më pas mësova se firma ishte mbyllur. Pronari dhe pronarja janë ndarë dhe janë në social. As Betreibung, as Rechutzi, as ndihma sociale nuk më ndihmuan. Arsyeja? “Je lajmëruar vonë.”
Kam dokumente bankare që tregojnë se nuk jam paguar. Kam kontratë. Kam fakte. Por askush nuk mban përgjegjësi. E ndjej veten të shkelur, mashtruar dhe harruar. Dhe nuk jam i vetmi.
Duke folur me kolegë të tjerë në ndërtim, më kanë treguar histori të ngjashme. Shumë të rinj, të sapoardhur në Zvicër, pa njohuri për gjuhën apo sistemin ligjor, bien viktimë të firmave të vogla shpesh edhe nga bashkatdhetarë që i shfrytëzojnë dhe zhduken pa lënë gjurmë.
Sistemi zviceran, i njohur për drejtësinë e tij, nuk na mbron në raste si ky. Askush nuk na tregon hapat. Dhe kur përpiqemi, është “shumë vonë”.
Sot nuk pres më asgjë për vete. Por vendosa ta ndaj këtë përvojë me ju, jo për hakmarrje, por që askush tjetër të mos e pësojë si unë. Mbase dikush në ndonjë institucion, ose ndonjë ligjvënës, do ta lexojë këtë dhe do të kuptojë: njerëzit si unë kanë nevojë për ndihmë reale, të menjëhershme, dhe të thjeshtë për t’u kuptuar.
Nuk kërkoj asgjë më shumë veçse respekt për punën që kemi bërë dhe mbrojtje nga padrejtësia.Shpresoj që kjo letër të shërbejë si thirrje për ndryshim.”
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












