Lajme
Zvicër: Maskat dhe karantina, pothuaj pa ndikim në numrin e infeksioneve
Në këtë përfundim ka ardhur Zyra Federale për Mbrojtjen Civile, në raportin e saj të monitorimit për muajin korrik, të botuar të mërkurën
Detyrimi i mbajtjes së maskës në transportin publik dhe karantina për ata që vijnë nga zonat e rrezikut nuk kanë pothuajse fare ndikim ose “vetëm një ndikim të vogël” në numrat e rasteve të infeksionit me Covid 19, shkruan sda.
Në këtë përfundim ka ardhur Zyra Federale për Mbrojtjen Civile, në raportin e saj të monitorimit për muajin korrik, të botuar të mërkurën, transmeton albinfo.ch. Raporti përfshin periudhën nga 4 deri më 29 korrik.
Sipas raportit të monitorimit, rritja e numrit të rasteve ka ardhur kryesisht si pasojë e ngjarjeve me numër të madh të pjesëmarrësve. Këtu përfshihen diskotekat, baret, shkollat dhe aktivitetet e kopshteve të fëmijëve parashkollorë.
Por, sipas këtij informacioni, autoritetet shpesh nuk e dinë se ku janë infektuar saktësisht njerëzit, përcjell albinfo.ch. Gjurmimet e kontaktit tregojnë se, megjithë marrjen intensive në pyetje, burimi i infeksionit shpesh nuk mund të përcaktohet, thuhet veç tjerash në raportin e monitorimit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














