Shkurt.ch
Zvicër: Më shumë se një milion bredha për festat e fundvitit
Në prag të festave të fundvitit, më shumë se një milion familje në Zvicër janë duke u përgatitur për të blerë bredhë për Krishtlindje si dhe për Vitin e Ri. Gjysma prej tyre janë bredha vendorë. Në sajë të kushteve ideale atmosferike, bredhat e këtij viti kanë dalë të bukur dhe të fuqishëm.
Mesatarisht, rreth 1.2 milionë pemë të këtij lloji shiten çdo vit në Zvicër. Dy të tretat, ose 550 hektarë rriten në fusha dhe një e treta vjen nga pyjet.
Gjatë dhjetë vjetëve që i duhen për t’u rritur, një hektar me bredha të Krishtlindjeve thith deri në 145 tonë CO2 dhe prodhon deri në 105 tonë oksigjen, njofton albinfo.ch.
Ndryshe nga pemët plastike të Krishtlindjeve, djegia e bredhave të natyrës apo kompostimin nuk liron më shumë CO2 se kanë transformuar gjatë rritjes së tyre.
Rreth 500 fermerë zviceranë dhe pronarë të pyjeve fitojnë nga ky aktivitet të ardhura plotësuese. Shitja e drejtpërdrejtë ofron një freski që mundëson një jetë më të gjatë të këtyre bredhave. Ndërsa ato që vijnë nga kulturat e mëdha të Danimarkës dhe Gjermanisë janë të ruajtura në frigoriferë para se të eksportohen dhe nuk qëndrojnë gjatë.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës













