Lajme
Zvicër: Në ditën e parë, 95% e udhëtarëve në transportin publik, me maska
Por SBB ende nuk mund të thotë se sa persona janë dëbuar nga treni për faktin se nuk kishin maskë
Në luftën kundër një vale të dytë të koronavirusit, Këshilli Federal javën e kaluar ka vendosur detyrimin për mbajtje të masksë në transportin publik. Ata që nuk i përmbahen kësaj mund të nxirren nga treni, autobusi ose tramvaji. Vendimi ka hyrë në fuqi nga sot, e hënë, 6 korrik, shkruan 20minuten.ch.
Para se të bëhej e detyrueshme vendosja e maskës së detyrueshme, bartësit e saj në transportin publik ishin shumë të pakët, transmeton albinfo.ch. Por kjo tani ka ndryshuar. Operatorët e transportit publik janë të kënaqur me pamjen e mëngjesit të parë të zbatimit të detyrimit për maska.
“Sipas reagimeve nga përfaqësuesit e shërbimit tonë të klientëve, detyrimi për vënie të maskës po funksionon mirë në transportin publik”, ka thënë zëdhënësi i SBB Raffael Hirt për 20 minuten. Atmosfera në trena është e qetë.
SBB vlerëson shkallën e lartë të vënies së maskave
SBB supozon se shkalla e bartjes së maskave sot ka arritur në rreth 95 për qind. “Në raste individuale, stafi ynë ka këshilluar udhëtarët rreth detyrimit që del nga rregullorja e re”, ka thënë Hirt. Shkalla e lartë e mbajtjes së maskave e shënuar në ditën e parë të vendimit tregon se klientët tanë janë tashmë të informuar mirë”, përcjell albinfo.ch. Por SBB ende nuk mund të thotë se sa persona janë dëbuar nga treni për faktin se nuk kishin maskë.
Ndërkohë që disiplina sa i përket mbajtjes së maskës vlerësohet e lartë, shtrohet pyetja e radhës: Sa udhëtarë kanë braktisur transportin publik dhe kanë kaluar në transportin privat (me makinë) për shkak të detyrimit për vënie të maskë? Pasi qe njoftuar vendimi i detyrimit për maskë, një numër udhëtarësh ishin shprehur se ata tani do të parapëlqenin më shumë makinën, tranmseton albinfo.ch. SBB thekson se është shumë herët për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. “Numri i udhëtarëve është rritur gradualisht gjatë javëve të fundit”, ka thënë zëdhënësi Raffael Hirt.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira
















