Tematike
Zvicër: Nuk ka kontroll sistematik, por vetëm në bazë të mostrave
"Planifikohet kontrollimi në bazë të mostrave. Planifikohet përforcimi i kontrollimit për shembull, i targave nga jashtë ose i autobusëve turistikë"
Javën e kaluar Këshilli Federal i Zvicrës ka publikuar listën prej 29 shteteve, e cila përcakton se të ardhurit nga shtetet përkatëse duhet t`i nënshtrohen karantinës kur të hyjnë në Zvicër. Mirëpo, lidhur me zbatimin e këtij vendimi që në fillim kishte paqartësi dhe kundërthënie.
Në konferencën e sotme për media në Bernë, Stefan Kuster në emër të BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik) u është përgjigjur gazetarëve edhe në lidhje me këtë problematikë.
Si do të bëhet kontrollimi gjegjësisht si do të vendoset se kush duhet të futet në karantinë, ka qenë njëra ndër pyetjet e shtruara, shkruan albinfo.ch.
“Planifikohet kontrollimi në bazë të mostrave. Përforcimi i kontrollimit të regjistrimit të makinave, si për shembull kontrollimi i targave nga jashtë ose i autobusëve turistikë, janë disa nga mundësitë që po trajtohen”, ka thënë Kuster, transmeton albinfo.ch. Sidomos prej operatorëve të autobusëve pritet të dorëzojnë listat e kontaktit për pasagjerët e tyre. Këshilli Federal ka mundësinë të marrë kompetencën në këtë pikë dhe të kërkojë listat në nivel federal.
Një gazetar ka pyetur në lidhje me shkeljen e rregullave të karantinës, të cilat edhepse kanë hyrë në fuqi, nuk po zbatohen.
Përgjigja e Stefan Kuster ishte: “Virusi është ai që përcakton ritmin. Ishte i rëndësishëm dërgimi i sinjalit me listën prej 29 vendeve me rrezik.
“Tani ne jemi duke e qartësuar çështjen, me më shumë informacion, me posterë dhe fletushka që po shpërndahen dhe do të jepen edhe më tutje në kufijtë kombëtarë për të mbajtur njerëzit të informuar, përcjell albinfo.ch. Por kontrollime gjithëpërfshirëse mbarëkombëtare nuk mund të ketë, sepse kjo do të nënkuptonte mbyllje kufijsh. Thjesht, njerëzit duhet të marrin përgjegjësi”.
E-Diaspora
-
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë Në komunën e Francavilla al Mare në rajonin Abruzzo të Italisë u mbajt ceremonia e hapjes... -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci -
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit














