Shkurt.ch
Zvicër: Pak të huaj migruan, ata që janë nuk po largohen
Në tremujorin e parë të vitit 2019, më pak të huaj emigruan në Zvicër duke e krahasuar këtë numër me vitin e kaluar. Numri i shtetasve të BE-së dhe EFTA-s në veçanti, ka rënë. Por meqë pak njerëz nga ky grup janë larguar nga Zvicra, migrimi neto është rritur me 3.5%, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM), përcjell albinfo.ch.
Në total, 33.580 njerëz nga vendet e BE-së dhe EFTA-s emigruan në Zvicër për punë, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, kjo është një rënie prej 1.5 përqind.
Mbi 9500 persona emigruan në Zvicër për t’u bashkuar me anëtarët e familjes, që është 6.6% më pak se në tremujorin e parë të vitit 2018. 20.6% e këtyre njerëzve ishin anëtarë të familjes së shtetasve zviceranë. Vitin e kaluar, italianët përbënin popullatën më të madhe të huaj, përcjell albinfo.ch.
Nga raportet e fundit në Zvicër jetojnë 2’090’669 të huaj, nga të cilët 1,429,482 janë shtetas të BE-së ose EFTA-s dhe 661,187 shtetas nga vende të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën











