Tematike
Zvicër: Pas rritjes së çmimeve, sindikatat kërkojnë të rriten edhe pagat
Një familje me dy fëmijë mund të humbas fuqinë blerëse deri në 3000 franga në vit. Prandaj duhen urgjentisht të merren kundërmasa – veçanërisht për pagat
Për shkak të luftës në Ukrainë, çmimet në Zvicër po rriten. Kjo ka ndodhur tashmë me çmimet e karburantve por edhe ato të artikujve ushqimorë si buka dhe produktet e qumështit, shkruan srf.ch. Nisur nga kjo, Konfederata e Sindikatave Zvicerane po kërkon që të rriten edhe pagat.
Inflacioni prej më shumë se dy për qind është po aq shqetësues për sindikatat sa edhe rritja e theksuar që pritet, e primeve të sigurimit shëndetësor, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo do të ketë një ndikim shumë të drejtpërdrejtë te shumë punëtorë, druan Daniel Lampart, kryeekonomist në Konfederatën Zvicerane të Sindikatave.
Një familje me dy fëmijë kërcënohet me humbje të fuqisë blerëse deri në 3000 franga në vit. Prandaj Lampart thotë se duhen urgjentisht të merren kundërmasa – veçanërisht kur bëhet fjalë për pagat: “Tani të gjithë kanë nevojë për një rregullim të kostos së jetesës. Ndryshe kemi më pak para në dispozicion. Një arsye shtesë për rritje pagash është ajo se ekonomia po ecën mirë. Situata e biznesit pothuajse në të gjithë sektorët është e mirë deri në shumë e mirë. Dhe kjo do të thotë se tani kemi edhe rritje reale”.
Ekziston nevoja që njerëzit me paga të ulëta të kapin hapin
Kjo është edhe më urgjente, argumenton sindikalisti, sepse punëtorët me të ardhura të ulëta apo të mesme kanë marrë rritje fare modeste pagash vitet e fundit.
Një rritje e përgjithshme e pagave reale për të gjithë? Këtu vjen rezistenca nga ana e punëdhënësve, përcjell albinfo.ch. Simon Wey, kryeekonomist në Shoqatën e Punëdhënësve Zviceranë, thotë: “Nuk do të ketë këtë liri veprimi në të gjithë sektorët dhe kompanitë.”
Ai përmend kompanitë ndërkombëtare aktive si shembull. “Ka presion konkurrues dhe kompanitë nuk mund të rrisin aq thjesht çmimet”.
Sipas Wey, kjo do të thotë se mund të mos jemi më konkurrues. “Dhe atëherë kompanitë do të duhet të shohin në operacionet e tyre se si mund të reduktojnë kostot”.
Pritet një “vjeshtë e nxehtë” sa u përket pagave
Kjo pastaj mund të nënkuptojë se mund të shkurtohen dhe automatizohen vendet e punës, gjë që nuk është në interes të punonjësve, , ka shtuar përfaqësuesi i punëdhënësve, përcjell albinfo.ch. Shoqata e punëdhënësve mund të marrë me mend se ka vend për rritje pagash, për shembull, në sektorin farmaceutik ose financiar. Në sektorë të tjerë do të jetë e vështirë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












