Shkurt.ch
Zvicër: Për 6 muaj, 7 vendime për dëbimin e islamistëve
Nga këta 8 persona 1 (vitin e kaluar dhe 7 sivjet), vetëm katër me të vertetë kanë braktisur Zvicrën
Është duke u shtuar numri i ekstremistëve islamikë të cilët Zvicra është duke i dëbuar. Kështu, Zyra Federale për Policinë, Fedpol, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti ka shqiptuar vendime për dëbim të shtatë personave të kësaj kategorie, njofton srf.ch.
Sa për krahasim: Gjatë gjithë vitit 2016 është shqiptuar vetëm një vendim për dëbim të një ekstremisti islamik ose të një “rrezikuesi” siç cilësohen në gjuhën policore.
Nga këta 8 persona (vitin e kaluar dhe sivjet), sipas NZZ online, vetëm katër me të vertetë kanë braktisur Zvicrën. Kjo ndodh për faktin se nuk është gjithmonë e lehtë të realizohet dëbimi në praktikë. Ka raste për shembull që riatdhesimi paraqitet i pamundur për shkaqe që kanë të bëjnë me të drejtën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














