Lajme
Zvicër: Produktet për lënien e duhanit deri pesë herë më të shtrenjta se jashtë vendit
Çmimet e produkteve me nikotinë janë shumë më të larta në Zvicër krahasuar me Francën, ndërsa sigurimet shëndetësore nuk i mbulojnë si në vendet fqinje.
Lënia e duhanit në Zvicër rezulton të jetë dukshëm më e shtrenjtë sesa në vendet fqinje. Produktet zëvendësuese të nikotinës, të cilat ndihmojnë duhanpirësit të heqin dorë nga cigaret, në shumë raste kushtojnë deri në pesë herë më shumë se jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
Një shembull i qartë është çmimi i çamçakëzëve me nikotinë. Një paketë me 210 copë kushton rreth 22 franga në një farmaci në qytetin francez Annemasse, pranë kufirit me Zvicrën. Ndërsa në Gjenevë, për të njëjtin produkt dhe në të njëjtën sasi, qytetarët duhet të paguajnë rreth 109 franga.
Sipas Shoqatës së Farmacistëve të Zvicrës, PharmaSuisse, kjo diferencë e madhe çmimesh lidhet me disa faktorë. Çmimet përcaktohen nga tregu specifik i vendit, kërkesat rregullatore si dhe legjislacioni lokal i taksave.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është mbështetja nga sigurimet shëndetësore. Në Francë, rreth 65 për qind e kostos së këtyre produkteve mbulohet nga sigurimi shëndetësor, gjë që e bën më të lehtë për qytetarët të lënë duhanin. Në Zvicër, megjithatë, një mbulim i tillë nuk ekziston, duke e bërë procesin e lënies së duhanit më të kushtueshëm për shumë njerëz. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut Artistja nga Kosova vazhdon të prezantohet me sukses në skenat muzikore të Gjermanisë, duke interpretuar kryevepra... -
SHBA
Nita Kaprollit, shqiptarja që po ndërton karrierë të jashtëzakonshme në teknologji dhe AI -
Zvicër
Diaspora shqiptare në Zvicër organizon eventin “ADN Shqiptare” në Uster -
Teuta Kryeziu, ndërmjet komunikimit dhe kuptimit në jetën familjare -
Destani flet për “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rriten pagat dhe fuqia blerëse për të dytin vit radhazi Fuqia blerëse po rritet përsëri ... -
Klubi zviceran refuzon koncertin e Kanye West -
Zvicra kryeson botën për numrin e ekspertëve të Inteligjencës Artificiale për banor -
Zvicër: Banorët përplasen për gjelat, lopët dhe kamionin e qumështit -
Zvicër: Shtëpitë pranë bazave të F-35A do të pajisen me dritare izoluese ndaj zhurmës












