Lajme
Zvicër: Propozohet shpërndarja e postës vetëm dy herë në javë
Një propozim për shpërndarjen e postës vetëm dy herë në javë ka ndezur debat të gjerë në Zvicër. Instituti liberal Avenir Suisse ka publikuar një analizë ku propozon reformim rrënjësor të Shërbimit Postar Zviceran, përfshirë uljen e ditëve të shpërndarjes, mbylljen e shumë degëve dhe heqjen e rregulloreve të shumta shtetërore, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Sipas Avenir Suisse, këto masa do të kursenin mbi 100 milionë franga zvicerane në vit, duke reflektuar ndryshimet në zakonet e qytetarëve, të cilët gjithnjë e më shumë përdorin shërbime digjitale për komunikim, pagesa dhe lexim gazetash.
“Shërbimi postar i përditshëm është bërë i vjetruar për shumicën e njerëzve. Ne propozojmë një model që i përgjigjet realitetit të sotëm,” thuhet në raportin e institutit.
Megjithatë, ky propozim është pritur me reagime të përziera nga qytetarët.
Monika, 77-vjeçare, shprehet kategorikisht kundër: “E kam zakon të lexoj gazetën pas drekës çdo ditë prej më shumë se 50 vitesh. Nuk dua që kjo të ndryshojë. Unë ende dërgoj letra dhe bëj pagesa në postë.”
Ndërsa Bruno, 72 vjeç, është më i hapur, por prapëseprapë i kujdesshëm: “Tani lexoj gazetën në internet dhe bëj pagesa në bankë. Por ende më pëlqen të kem postën time të përditshme.”
Të rinjtë, ndërkohë, janë më të gatshëm për ndryshim. Kevin, 18 vjeç, thotë: “Nuk kam dërguar kurrë letër. Gjithçka bëhet në internet.” Edhe Hanspeter, 32 vjeç, e mbështet idenë: “Dy herë në javë është më se e mjaftueshme.”
Megjithatë, shqetësimi për pasojat sociale dhe ekonomike të reformës nuk mungon, transmeton albinfo.ch.
Samueli, 34-vjeçar, i cili punon në shpërndarjen e postës prej më shumë se një dekade, paralajmëron: “Nëse shpërndarja reduktohet, shumë punonjës mund të humbasin vendin e punës ose të përballen me orare të reduktuara.”
Propozimi ka ngjallur reagime të përmbajtura edhe në politikë, me shumë deputetë që shprehen të shqetësuar për ndikimin e mundshëm në zonat rurale dhe te të moshuarit që ende varen nga shërbimet tradicionale, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia











