Lajme
Zvicër: Pse të huajt u besojnë autoriteteve më shumë se zviceranët
Zviceranët kanë një nivel të lartë besimi në institucionet e tyre politike, por banorët e huaj po besojnë edhe më shumë, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Një studim i publikuar nga Observatori i Vullnetarizmit këtë qershor analizoi besimin që ka popullsia ndaj institucioneve.
Ndër pikat kryesore, studiuesit pas këtij studimit vunë në dukje se “të huajt që jetojnë në Zvicër kanë më shumë besim në institucionet politike të vendit se sa popullsia vendase”, edhe pse autoritetet zvicerane tashmë gëzojnë një nga nivelet më të larta të besimit në botë.
Pothuajse dy të tretat e të huajve të anketuar raportojnë një nivel të lartë besimi në institucione, krahasuar me gjysmën e qytetarëve zviceranë. Duhet të theksohet se kategoria “të huajt” nuk është homogjen. Sidoqoftë, këto rezultate janë të qëndrueshme në krahasim me vitin 2016, dhe në përputhje me publikimin e fundit të Zyrës Federale të Statistikave (FSO) për këtë temë.
Mënyra më intuitive për të shpjeguar këtë dukuri është të supozojmë një krahasim objektiv në favor të Zvicrës. Një pjesë e të huajve mund ta konsiderojnë sistemin zviceran veçanërisht efikas, të sinqertë, etj., krahasuar me atë të vendit të tyre. Ndërsa, kjo hipotezë nuk mund të përjashtohet, logjikisht duhet të jetë e vërtetë për njerëzit nga vendet më pak demokratike se Zvicra, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Zvicër
-
Zvicra refuzon dy kërkesa për fluturime të avionëve ushtarakë amerikanë Dy kërkesa që lidhen me luftën në Iran u refuzuan, ndërsa një fluturim mirëmbajtjeje dhe dy... -
Ndeshja St. Gallen : Lugano shtyhet për shkak të borës -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Dënohet kosovarja: ka mashtruar me 1.1 milion franga pensionistin zviceran -
152 km/orë në vend të 80 km/orë: Policia nxjerr makinën nga trafiku













