Lajme
Zvicër: Synohet që për vitin e ri të ketë më pak se 500 raste në ditë
Ackermann: "Qëllimi duhet të jetë që numri i rasteve të përgjysmohet çdo dy javë. Me këtë ritëm, nga viti i ri, numri i infeksioneve të reja duhet të bijë nën 500 në ditë"
Në konferencën për media që po mbahet në këto çaste në Bernë, para gazetarëve po përgjigjen përfaqësues të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) dhe ata të task forces Federale Shkencore, të ngritur për koronavirusin.
“Çështja tani është si t`i lehtësojmë spitalet. Por rreziku i infektimit duhet gjithashtu të ulet në vendet e punës dhe në shkolla”, ka thënë Martin Ackermann, kryetar i task Forces.
Më tutje ai është shprehur se “Qëllimi duhet të jetë që numri i rasteve të përgjysmohet çdo dy javë. Me këtë ritëm, nga viti i ri, numri i infeksioneve të reja duhet të bijë nën 500 në ditë”, transmeton albinfo.ch.
“Unë do të jem i sinqertë: ne nuk e arrijmë fundin as me këtë shifër, por të paktën me të do të kemi një perspektivë të re për vitin e ri”. Për të arritur numrin në fjalë, vlera R duhet të bjerë nën 0.8 ose edhe më mirë, nën 0.7. Por duhet thënë gjithashtu se si opsion janë edhe masat më të ashpra. Thjesht, nëse nuk e arrini qëllimin tuaj, duhet rishikuar punën”.
“Në fillim të tetorit, për çdo javë kanë nisur të dyfishohen katër nga faktorët që e bëjnë koronavirusin.” Vlera aktuale e R është 0.86. Kjo është pozitive, pëercjell albinfo.ch. Por në të vërtetë mund të jetë më e madhe sepse pozitivja e testit është akoma e lartë. Për faktorët e tjerë, si pranimet në spital dhe vdekjet, ka ndërkohë një vlerë më të ulët se dyfishimi i përmendur.
“Ne mund të jemi në një fazë tranzicioni, ku numri i rasteve dhe indikacionet e tjera po shëmnojnë njëfarë zvogëlimi. Por ajo që na duhet është një rënie e qartë dhe e shpejtë. Ne jemi akoma në zonën e rrezikut, transmeton albinfo.ch. Shpejt do të mbushen në tërësi kapacitetet në spitale. Sipas llogaritjeve, shtretërit e kujdesit intensiv të disponueshëm do të zihen të gjithë, deri në mes të nëntorit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Turistët e huaj do të duhet të paguajnë taksë tranziti për të kaluar me makinë nëpër... -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale














