Lajme
Zvicër: Rënie e madhe e shitjes së akulloreve
Rënia ishte veçanërisht e dukshme për akulloret që shiten rrugës, ku janë regjistruar 16 për qind më pak akullore
Njerëzit në Zvicër kanë konsumuar dukshëm më pak akullore verën e kaluar. Shitjet në tremujorin e tretë kanë shënuar një rënie me 8.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, sipas shoqatës zvicerane të prodhuesve të akullores, Glacesuisse, transmeton albinfo.ch.
Rënia ishte veçanërisht e dukshme për akulloret që shiten rrugës, ku janë regjistruar 16 për qind më pak akullore të shitura. Në veçanti, lëpizat dhe kornetat kanë shënuar një rënie të sheksuar në shitje.
Ky trend tregon një rënie të kërkesës për produktet e konsumuara në lëvizje.
Rënia ishte pak më e vogël për produktet e konsumuara në shtëpi (-6.4%) ose në restorante (-5.6%). Shoqata ia atribuon këtë pjesërisht motit më të freskët.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













