Lajme
Zvicër: Rritet numri i viktimave të trafikimit që kërkojnë mbrojtje
Në vitin 2024, kërkesa për strehimore për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore në Zvicër u rrit ndjeshëm, sipas Zyrës për Trafikimin e Njerëzve dhe Migrimin e Grave (FIZ). Gjatë vitit, 51 persona u strehuan në apartamente të sigurta, duke kaluar gjithsej 5.677 netë atje – një rritje prej 50% krahasuar me vitin e kaluar, shkruan SRF.
Për të përballuar këtë rritje, u hap një strehimore e re, duke e çuar numrin total në tetë. Sipas FIZ-it, rastet po bëhen gjithnjë e më komplekse, me viktima të traumatizuara ose të prekura nga varësitë, shpesh për shkak të detyrimit për të konsumuar drogë. Gjithashtu, procedurat ligjore zgjasin shumë dhe autoritetet janë të mbingarkuara.
Në kuadër të programit të mbrojtjes së viktimave, FIZ këshilloi 208 persona dhe ofroi vlerësim fillestar për 59 të tjerë. Shfrytëzimi në industrinë e seksit mbetet një problem i madh, me 159 viktima të trafikuara seksualisht dhe 42 të tjera të shfrytëzuara për punë në sektorë të ndryshëm, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime











