Lajme
Zvicër: Shumë nga pacientët e rinj me Covid kanë prejardhje migrimi
Shumica pacientëve me Covid në repartet intensive në Zvicër, kanë prejardhje migrimi dhe lidhje me vendet e Ballkanit. Këtë e konfirmojnë qarqet mjekësore dhe politike. Por rreth kësaj teme ngurrohet të flitet, nga frika e abuzimit politik apo e korrektësisë së rreme
Pjesa më e madhe e pacientëve me Covid 19 të shtrirë në spitalet e Zvicrës kanë prejardhje migrimi. Shumë prej tyre janë me kualifikim të dobët, dobët të informuar dhe sapo janë kthyer nga pushimet verore nga vendi i tyre. Kështu raporton “NZZ am Sonntag” duke cituar qarqet mjekësore dhe politike, shkruan blick.ch.
Lukas Engelberger, president i Drejtorive Kantonale Shëndetësore, shprehet: “Bazuar në atë që dëgjoj nga spitalet, ky është një problem”.
Nga frika e abuzimit politik apo korrektësisë së rreme, ngurrojnë të flitet rreth këtij problemi, përcjell albinfo.ch.
Shumë qartë kohëve të fundit për “Tages – Anzeiger” ka folur Hans Pargger, udhëheqës i repartit intensiv në spitalin universitar të Bazelit. Shumë pacientë u infektuan jashtë vendit. “Ne kemi një përqindje të lartë të pacientëve të infektuar me prejardhje migrimi. Disa nuk dëshirojnë të vaksinohen. Të tjerët nuk e morën parasysh që do duhej të ishin vaksinuar”.
Shumica e të sëmurëve me Covid kanë lidhje me vendet e Ballkanit
Jo të gjithë ata që janë kundër vaksinimit janë aktualisht të sëmurë rëndë me koronavirus. Edhe drejtori i Shëndetësisë në Thurgau, Urs Martin ka bërë të qartë gjatë një seance në parlamentin kantonal: “Shumica e të sëmurëve me Covid në spital kanë lidhje me vendet e Ballkanit. Me sa duket nuk kemi arritur të “komunikojmë me sukses” me këta persona në lidhje me vaksinimin”, transmeton albinfo.ch
Prandaj, fushata federale e vaksinimit deri më tani nuk ka arritur të këto grupe të popullsisë. Kantonet tani po i shtojnë përpjekjet e tyre për të depërtuar tek emigrantët përmes whatsapp, me fletushka, përmes shoqatave, qendrave të integrimit dhe ambasadave.
Engelberger dëshiron t’i propozojë një masë jopopullore qeverisë federale: “Ne duhet ta mendojmë seriozisht rivendosjen e karantinës gjatë hyrjeve shtetërore”.
Pengesat gjuhësore janë një arsye. Marius Brülhart, ekspert ekonomik në Task Forcën federale të koronës shkencore, gjithashtu dëshiron ta bëjë ekonominë përgjegjëse. “Një numër i konsiderueshëm i të pavaksinuarve duket se vijnë nga një mjedis i klasës punëtore me mungesë arsimi,” tha Brülhart.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











