Lajme
Zvicër: Tani mashtruesit në internet kanë cak nënat
Mashtruesit në internet duket se kanë gjetur një pikë të re të dobët – nënat.
Mashtrimet që synojnë nënat e fëmijëve po bëhen më të zakonshme dhe të sofistikuara, transmeton albinfo.ch.
Fillon me një mesazh, i cili duket i besueshëm nga një fëmijë. Ai thotë diçka si, “Përshëndetje mama, unë kam një problem me telefonin tim – a mund të më dërgoni një mesazh në WhatsApp në këtë numër pasi më ka mbaruar krediti”.
Ose mesazhi thjesht mund të kërkojë para, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Këshilla është të injoroni mesazhin dhe thjesht telefononi fëmijën tuaj në numrin e tij të rregullt – mos iu përgjigjeni numrit në të cilin është dërguar mesazhi.
Mesazhet nga mashtruesit disa muaj më parë ishin mjaft të vrazhda – dhe shpesh në gjuhën e gabuar, si për shembull dërgimi në anglisht në një familje që fliste frëngjisht ose gjermanisht.
Por tani gjuhët ka të ngjarë të përputhen – madje edhe në gjermanishten zvicerane.
Këshilla është të mos dërgoni kurrë detaje bankare ose fjalëkalime përmes telefonit.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Komisioni zviceran kërkon që azilkërkuesit të deportohen në një vend të tretë Disa kanë sugjeruar se propozimi me shanse të ulëta po përdoret si një platformë për të...
-
Mungesa e psikoterapistëve i lë fëmijët zviceranë në krizë
-
Frëngjishtja në rritje në qytetet dygjuhëshe të Zvicrës
-
A priten vonesa dhe tollovi në aeroportin e Cyrihut?
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit