Tematike
Zvicër: Të papunët mbi 60-vjeçarë do të marrin “përfitim të ndërmjetëm”
Bëhet fjalë për periudhën para se ata të plotësojnë kushtet dhe vitet për pensionim
Këshilli Federal (Qeveria e Zvicrës) ka vendosur që personat, të cilët në moshën 60-vjeçare janë “çregjistruar” – kanë mbetur pa punë dhe kanë mbaruar edhe periudhën e mbështetjes për papunësi – nuk do të kalojnë në “social”. Ata do të marrin të ashtuquajturin “përfitim të ndërmjetëm”. Bëhet fjalë për periudhën para se ata të plotësojnë kushtet dhe vitet për pensionim.
Partitë e majta kanë kërkuar një moshë më të re për vendosjen e njerëzve para pensionimit në këtë kategori, ndërsa partitë e djathta, një moshë më të shtyrë.
Përfitimi i ndëmjetëm financiar lidhet me disa kushte, të cilat sot i ka prezantuar Këshilli Federal në një mesazh të tij drejtuar qytetarëve, shkruan albinfo.ch. Tani fjalën e ka Parlamenti.
Personat që në moshën 58-vjeçare ose më vonë mbeten pa punë, munden, ashtu sikurse edhe deri tani që për dy vjet të marrin ndihmën për të papunët. Por, pas kësaj, ata nuk do të “rrëshqasin” te ndihmat sociale.
Përfitimi i ndëmjetëm duhet të llogaritet njësoj sikur përfitimi ose kompensimi plotësues (EL), me dy dallime:
1. Ndryshe nga EL, me kategorinë e re niveli i caktuar i mjeteve për nevojat e përgjithshme jetësore është për 25 për qind më i lartë. Ai aktualisht është rreth 2000 franga për person ose 3000 franga për çift.
2. Përfitimit të ndërmjetëm duhet t`i caktohet maksimumi mbi të cilin nuk lejohet rritje. Kjo për të mundësuar që personat e prekur nga kjo të kenë ende motiv për të kërkuar një vend pune, transmeton albinfo.ch. Kështu, shuma maksimale të cilën do ta marrin ata do të jetë 4900 franga në muaj për person ose 7300 franga për çifte.
Në vitet e kaluara mesatarisht janë “çregjistruar” rreth 2600 veta në vit, që kanë pasur moshën 60 e më shumë vjeçare. Qeveria supozon se pas hyrjes në fuqi të rregullores së re, rreth 4400 veta në vit do të kërkojnë përfitimin e përmendur.
Kështu, Këshilli Federal llogarit se në vitin 2021 kjo masë do të kushtojë 30 milionë franga, ndërsa në vitet pasuese kostoja do të rritet, përcjell albinfo.ch. Në vitin 2030 ajo do të arrijë në 230 milionë franga.
Përfitimet e ndërmjetme do të financohen nga Federata.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër Zvicra shijon rritjen e temperaturave pas valës së ftohtë... -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal.










