Lajme
Zvicër: Trenat plot me udhëtarë e askush nuk mban maskë
Pas zhbllokimit, trenat janë përsëri më të mbushur me njerëz. Por shoqata e transportit publik nuk dëshiron të vendosë detyrimin për vënie të maskave mbrojtëse
Në Bernë, për shkka të një problemi teknik, u desh që pasagjerët e disa trenave të grumbulloheshin në një tren të vetëm. Kjo bëri që në atë tren të bëhej një tollovi e konsiderueshme, ashtu që nuk mund të bëhej më fjalë për mbajtjen e distancës në mes të udhëtarëve. Edhe në këtë tollovi, ishin shumë të rrallë ata që bartnin maska…
Dhe kjo është pikërisht ajo që autoritetet duan të parandalojnë në luftën kundër koronavirusit, shkruan srf.ch.
Një situatë e pakënaqshme, thotë Ueli Stückelberger, drejtues i Shoqatës së Transportit Publik, transmeton albinfo.ch. Operatorët hekurudhorë dhe autobusët rekomandojnë vënien e maskës nëse nuk mund të sigurohet distanca prej dy metrash.
Qeveria federale është përgjegjëse për këtë pasiguri, thotë Stückelberger: “Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka bërë një ndërhyrje në fillim, sa u përket maskave, duke komunikuar se vënia e tyre është e padobishme. Njerëzit ende kanë këtë bindje të krijuar që atëherë. Ne dyshojmë fort se kjo është arsyeja pse njerëzit nuk mbajnë më maska, edhe nëse rekomandohet”.
Shoqata e Transportit Publik vazhdon të mbështetet në përgjegjësinë personale të udhëtarëve, përcjell albinfo.ch. Stückelberger rekomandon që të gjithë udhëtarët të kenë gjithmonë një maskë me vete, për ta përdorur në rastet kur krijohen tollovi në tren ose autobus.
Megjithatë, ai kundërshton që maska të bëhet e detyrueshme vetëm në transportin publik: “Ne nuk duam që transporti publik të stigmatizohet. Transporti publik vlerësohet lart në Zvicër dhe nuk është rast i veçuar. Kjo është arsyeja pse ne nuk duam ndonjë rregullore tjetër. ”
Qeveria federale është ajo që duhet të vendosë për detyrimin e vënies së maskës. Por, Zyra Federale e Shëndetit Publik, e pyetur nga srf, nuk ka dashur të komentojë çështjen e detyrimit në fjalë, pëercjell albinfo.ch. Kjo çështje po rivlerësohet vazhdimisht, thuhet në një deklaratë me shkrim. Këshilli Federal do të diskutojë përsëri brenda një jave, çështjen e maskave.
Aktualisht, mbetet vetëm rekomandimi për të bartur maskë. Një rekomandim që shumica e udhëtarëve nuk e përfillin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Të dielën orari i ri i SBB Të dielën, më 14 dhjetor, hyn në fuqi orari i ri zviceran (SBB). Siç ndodh çdo... -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën -
Kosova rikthehet në Davos në Zvicër me “House of Kosova” 2026 -
Zvicra përjeton një ‘rritje të ndjeshme’ të rasteve të gripit -
Ligje të reja për ngjarjet e mëdha: Gjithçka që ndryshon në Zvicër në vitin 2026













