Lajme
Zvicër: Trenat punojnë me orar të plotë, hapen tregjet, bibliotekat dhe muzetë
Përveç hapjes së shkollave, restoranteve, palestrave etj., nga kjo ditë hapen tregjet, muzetë dhe bibliotekat si dhe hyjnë në fuqi mjaft ndryshime në funksionimin e transportit publik.
11 maji, në bazë të vendimit që ditë më parë ka marrë Qeveria e Zvicrës, shënon ditën e fillimit të një faze të zbutjes mjaft thelbësore të masave kundër koronavirusit. Përveç hapjes së shkollave, restoranteve, palestrave etj., nga kjo ditë hapen tregjet, muzetë dhe bibliotekat si dhe hyjnë në fuqi mjaft ndryshime në funksionimin e transportit publik.
Transporti publik
Transporti publik në Zvicër ka funksionuar edhe gjatë gjithë periudhës së bllokimit. Por, sigurisht, me kufizime të caktuara. Ndërsa nga sot, fillon funksionimi i plotë i tij.
SBB dhe Postauto, si ofertuesit kryesorë të transportit publik në Zvicër u kërkojnë udhëtarëve të mbajnë maska mbrojtëse nëse nuk mund të mbahet distanca minimale, shkeruan watson.ch. Pultet me shishe për dezinfektim janë të vendosura gjithandej në stacionet e trenave.
Rregulli themelor është: udhëtoni vetëm kur është e nevojshme, shmangni orët e pikut, respektoni rregullat për mbajtje të distancës, tranmseton albinfo.ch. Tualetet në stacione të trenit, të cila zakonisht janë me pagesë, tashmë janë përkohësisht falas.
Koncepti i mbrojtjes për transportin publik: “Maskat, shumë të rekomanduara”. Por, nuk ka detyrim për mbajtjen e tyre
Muzetë dhe bibliotekat
Lëvizja e vizitorëve në muze bëhet vetëm në njërin drejtim, i njëjti parim që zbatohet edhe në dyqane. Bibliotekat mund të vizitohen vetëm nëse respektohet distanca minimale sociale, përcjell albinfo.ch. Ashtu si në restorante, gazetat dhe revistat nuk janë në dispozicion as në biblioteka.
Tregjet
Është 11 maji prandaj edhe tregjet, sipas vendimit qeveritar, mund të hapen përsëri, shkruan albinfo.ch. Mbajtja e rregullit në tregje është paksa e ndërlikuar. Ekzistojnë dy mënyra për të zbatuar rregulloret: Ose e gjithë zona e tregut duhet të jetë e rrethuar, ose rrjedha e vizitorëve duhet të kontrollohet në hyrje. Por nëse kjo nuk është e mundur, stendat duhet të kenë një distancë më të madhe midis tyre.
Rregullat tjera: të paktën dhjetë metra katrorë për person, më së shumti një klient për shitës, pa vetëshërbim dhe zona të shënjuara të pritjes për klientët.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











