Jeta në Zvicër
Zviceranët janë pro një ‘bote pa vetura’
Studiuesit arritën në përfundim se roli i veturës ka evoluar ndjeshëm në vitet e fundit për zviceranët, dhe se jeta pa vetura është ‘shumë më realiste se që ishte 20 vjet më parë’
Rezultatet e një projekti 4-vjeçar të hulumtimit ndërdisiplinor kanë treguar se pavarësisht dëshirës së tyre për ngasje, zviceranët janë të hapur për idenë e zëvendësimit të automjeteve private me opsione tjera si transporti publik, telekomandimi ose lëvizja e trotuareve, shkruan ‘expatica.com’, duke përcjell shkrimin e “Swissinfo.ch”.
Në këtë projekt i drejtuar nga hulumtuesit e fushave nga sociologjia, gjeografia, arkitektura dhe inxhinieria janë intervistuar 1 mijë persona, rreth qëndrimeve të tyre mbin të ardhmen e opsioneve të transportit në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Pyetjet u krijuan për të parë se si mund të duket një botë pa vetura, dhe si mund të imagjinohet një botë e tillë. Përgjigjet e tyre duhet të ishin të lira, dhe jo nëse do të kishte mungesë të karburantit.
Bazuar në rezultatet, studiuesit arritën në përfundim se roli i veturës ka evoluar ndjeshëm në vitet e fundit për zviceranët, dhe se jeta pa vetura është ‘shumë më realiste se që ishte 20 vjet më parë’, ka thënë Jacques Levy, profesor i planifikimit urban, në një deklaratë të “EPFL”. Levy udhëhoqi studimin në bashkëpunim me studiuesit në Institutin Federal të Teknologjisë ETH Zurich dhe Universitetin e Luganos.
Por, kjo do të kishte pasoja tjera, sepse përshtatja e infrastrukturës dhe rritja e ofrimit të shërbimeve të transportit publik, megjithatë do të kërkonte më shumë punë dhe më shumë fonde.
Levy ka thënë se qytetarët e Zvicrës i duan veturat e tyre dhe hezitojnë të heqin dorë, megjithatë janë të hapur të një tjetër lirie, si ajo e trafikut, zhurmës apo ndotjes.
Një botë pa vetura do të ndihmonte që të kishte më shumë gjelbërim dhe rrugë për këmbësorë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












