Shkurt.ch
Zviceranët jetojnë gjatë
Janë publikuar shifrat e fundit për jetëgjatësinë e popullit zviceran. Në krye të listës figurojnë kantonet Tesin dhe Glasur.
Jetëgjatësinë më të lartë e kanë arritur gratë Ticinese. Statistikat flasin që në kantonin Glarus edhe gratë dhe burrat jetojnë gjatë.
Kjo është kështu sipas statistikave të vdekjes të publikuara së fundi nga Zyra Federale e Statistikave. Sipas tyre gjatë 2008 dhe 2009, jetëgjatësia për burrat që jetojnë në Zvicër ka zgjatuar deri 79,7 vjet për gratë 84,3 vjet.
Edhe në kantonet e Urit, Basel, Ticino, Nidwalden, Cyrih, Aargau, Appenzell dhe Gjenevës, mesatarja e jetëgjatësisë për burrat ishte 80 vjet.
Më gjatë jetojnë gratë në Ticino me 85,8, pastaj vijnë gratë e Gjenevës me 85,2 vjet.
Kantoni Glarus figuron në vendin e fundit, me një jetëgjatësi mesatare prej 77,7 vjeç. Në vendin e dytë është radhitur qyteti i Baselit me 78,3 vjeç për burrat dhe 83.3 vjeç për gratë.
Jetëgjatësia nuk ka qenë gjithmonë e njëjtë në kantonet e ndryshme zvicerane. Një analizë e e bërë gjatë 28 viteve të fundit tregon se burrat kishin jetuar më gjatë në tetë kantone ndërsa vendin e parë për jetëgjatësi e kishin gratë në gjashtë kantone.
E-Diaspora
-
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje Në Gjenevë, më 6 maj 2026, organizohet një mbrëmje diskutimi që i kushtohet trajtimit të dhunës... -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
SH.K.A “Dardania” në zemër të festivalit ndërkulturor në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant Propozimi për 80 km/h në autostrada rikthen debatin politik në Zvicër mes kursimit të energjisë dhe... -
Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit?











