Lajme
Zviceranët, kategorikë kundër rritjes së moshës për pensionim
Instituti “Deloitte” u ka prezantuar në qershor të këtij viti 1000 personave nga 50 deri në 70 vjeçarë skenarë të ndryshëm të pensionimit
Shumica e zviceranëve të moshës në mes 50 dhe 70 vjeçare shprehen kundër rritjes së moshës për pensionim, shkruan srf.ch.
Siç dihet, në Zvicër, për shkak të rritjes së moshës mesatare të popullatës, ka debate dhe propozime të shumta që mosha e pensionimit të shtyhet për disa vjet. Për më tepër, edhe Qeveria Federale ka bërë një propozim në këtë drejtim.
Instituti që bën vlerësime nga fusha e ekonomisë “Deloitte” u ka prezantuar në qershor të këtij viti 1000 personave nga 50 deri në 70 vjeçarë skenarë të ndryshëm të pensionimit, transmeton albinfo.ch.
Njëri prej skenarëve parashihte ngritjen e moshës për pensionim të grave nga 64 vjeç sa është tash, në 65, sa është propozimi i bërë nga qeveria.
Me këtë propozim pajtohen 60 për qind të meshkujve të anketuar dhe vetëm 32% të grave, përcjell albinfo.ch. Mesatarja e marrë në tërësi, e të dy gjinive, tregon se 47% janë pro dhe 53% kundër rritjes së moshës për pensionim të grave.
Skenarët e tjerë, që parashohin rritje të moshës së pensionimit të burrave, sikur ai për moshën 66-vjeçare, janë hedhur poshtë në mënyrë bindëse.
Personat e moshës mbi 50-vjeçare, çështjen e rritjes së moshës së pensionimit e lidhin me frikën nga mbetja pa punë në moshë të shtyrë. Kështu e shpjegojnë ekspertët refuzimin e tyre të vendosur ndaj rritjes së moshës për pensionim.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në Banka zvicerane UBS do të jetë në gjendje të zgjerojë shërbimet e saj për klientët në... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë














