Lajme
Zviceranët kryen 10,000 simulime për fituesin e Euro 2024, kjo është renditja
Tashmë kampionati Evropian “Gjermani 2024” nis të premten me ndeshjen mes mikpritësve Gjermaninë dhe Skocinë, ndërsa këto ditë çdoherë e më shumë po ka lajme mbi parashikimin e fituesve të Euro 2024, përcjell albinfo.ch.
Me afrimin e fillimit të Euro 2024, ekspertë të shumtë dhe faqe të ndryshme interneti po parashikojnë se cila kombëtare çfarë do të arrijë.
Swiss Football Data, një faqe interneti që merret me statistika në futbollin zviceran dhe atë ndërkombëtar, bazuar në renditjen e FIFA-s, vlerësimin ELO dhe mesataren e pikëve të shënuara në pesë ndeshjet e fundit, bëri parashikimin e saj.
Për të marrë rezultatet, ata kryen dhjetë mijë simulime, dhe sipas tyre, Kombëtarja e Portugalisë është favorite për ta fituar Euro 2024 me 20 për qind shanse.
Pas Portugalisë vjen Franca me 16.1 për qind, Spanja e treta me 15.8 për qind, Belgjika e katërta me 12.4 për qind dhe Kroacia e pesta me Kroacia ka 7.4 për qind shanse për të fituar Euro 2024.
Holanda (5.7 për qind), Anglia (5.4 për qind), Gjermania (4.6 për qind), Italia (4.1 për qind) dhe Austria (2.5 për qind) mbetën në dhjetëshen e favoritëve.
Kombëtarja e Shqipërisë renditet e 22-ta me 0.1 për qind shanse për ta fituar, ndërsa pas saj gjenden Gjeorgjia dhe Sllovakia me 0 për qind shanse.
https://x.com/swissfootdata/status/1800144976204190078?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1800144976204190078%7Ctwgr%5Eff7e2ce717a37fda5cb244c6b485de7742d31a75%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzviceranet-kryen-10000-simulime-per-fituesin-e-euro-2024-befasi-ne-renditjen-e-favoriteve%2F
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












