Tematike
Zviceranët me prejardhje të huaj, dy herë më shumë të papunë se vendësit
Shkalla e papunësisë është 7 për qind për njerëzit me prejardhje migrimi - pavarësisht brezit - krahasuar me 3 për qind për ata që nuk kanë prejardhje të tillë
Në vitin 2020, 38 për qind e popullsisë me rezidente të Zvicrës, e moshës mbi 15 vjeçare, kishte prejardhje të huaj. Kjo është 0.3 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.
Por, shkalla e tyre e papunësisë është më shumë se dy herë më e lartë se ajo e popullsisë që nuk ka sfond migrimi, transmeton albinfo.ch. Ajo është 7 për qind për njerëzit me prejardhje migrimi – pavarësisht brezit – krahasuar me 3 për qind për ata që nuk kanë prejardhje të tillë.
Megjithatë, pasi emigrantët të kenë gjetur një punë, shanset e tyre për avancim duket të jenë pak a shumë të solide: Kështu, kuota e punonjësve me funksione drejtuese është vetëm pak më e ulët se ajo e njerëzve pa sfond migrimi: 32 për qind për gjeneratën e parë dhe 33. për qind për të dytën, krahasuar me 35 për qind për punonjësit pa sfond migrimi, shkruan sda.ch.
Megjithatë, personat ekonomikisht aktivë që kanë sfond migrimi të gjeneratës së parë kanë shumë më shumë gjasa të jenë të mbikualifikuar se ata pa këtë sfond: 19 përqind e atyre që kanë lindur jashtë vendit punojnë në punë që nuk përkojnë plotësisht me nivelin e tyre të arsimimit, transmeton albinfo.ch. Në rastin e personave ekonomikisht aktivë pa sfond migrimi, kjo ndodh vetëm në masën prej 12 për qind.
Zyra Federale e Statistikave (BFS), e cila i ka publikuar këto shifra të martën, paralajmëron që të mos konsiderohet historia e migracionit si faktori i vetëm shpjegues për dallimet midis këtyre grupeve. Faktorë të tjerë si mosha ose niveli i arsimimit mund të kenë gjithashtu një ndikim në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026











